• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PAGUHEJ 100 DOLLARË…”/ U bë pjesë e ISIS-it së bashku me familjen në vitin 2015, dënohet me katër vjet e tetë muaj burg
Home
Botë

“PAGUHEJ 100 DOLLARË…”/ U bë pjesë e ISIS-it së bashku me familjen në vitin 2015, dënohet me katër vjet e tetë muaj burg

25 December, 2022 s.autor Botë

Një shtetas kosovar është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Mediat kosovare njoftojnë se Gjykata e Prishtinës ka dhënë vendimin për shtetasin me inicialet H.S, i cili akuzohet që së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur në vitin 2015, ishte larguar nga Kosova, e më tej përmes Turqisë mbërriti në Siri, me qëllim që t’i bashkohen organizatës terroriste “ISIS”.

“I akuzuari H.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01.08.2018 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim. Të akuzuarit H.S i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim. I akuzuari me datë 23.11.2015, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur kishte lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhe kishte udhëtuar për në qytetin e Stambollit të Republikës së Turqisë dhe përmes lidhjeve të caktuara kishte depërtuar në Siri, me qëllim që ti bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata njofton se ky persona paguhej nga ISIS me një shumë prej 100 dollarë amerikanë në muaj.

“Është angazhuar si pjesëtarë i “ISIS-it”, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e “ISIS-it”, është financuar nga “ISIS” me shumën e të hollave prej nga 100 Dollar Amerikan në muaj, duke bashkëpunuar edhe me epror dhe luftëtarë të “ISIS-it”, si Lavdrim Muhaxheri etj, e që më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku edhe me datë 28.05.2022 është riatdhesuar në Republikën e Kosovës. Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, deklaron Gjykata Themelore në Prishtinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E BËRA PËR SHOW"/ Tea "hap thesin" dhe zbulon qëllimin e vërtetë të lidhjes që krijoi me Beartin
Previous article ANALIZA E REL/ Si përfitoi Orban nga lufta në Ukrainë?

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT