• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PAGESAT E DRITAVE ME KËSTE/ OSHEE publikon aktmarrëveshjet, këste duke nisur nga 1.200 lekë në muaj
Home
Ekonomi

PAGESAT E DRITAVE ME KËSTE/ OSHEE publikon aktmarrëveshjet, këste duke nisur nga 1.200 lekë në muaj

23 July, 2025 s.autor Ekonomi

Për të gjitha familjet edhe bizneset që kanë fatura të energjisë elektrike të papaguara deri në dhjetor të vitit 2023, do të mund t’i shlyejnë nëpërmjet kësteve mujore.

OSHEE ka publikuar llojet e aktmarrëveshjeve, të cilat përfshijnë pagesa deri në 240 këste dhe me vlerë minimale prej 1200 lekësh për këst.

“Në skemat e aktmarrëveshjes së 2025 parashikohet shlyerja e detyrimeve të krijuara deri në dhjetor 2023. Për të gjithë klientët që kanë krijuar detyrime gjatë vitit 2024 e në vijim, nuk do të përfshihen në këto skema me kusht që të shlyhen paraprakisht detyrimet e krijuara rishtazi në 2024 dhe 2025.

OSHEE, në respekt të angazhimit të saj social, ka parashikuar të përfshijë në skema familjet në nevojë, personat me status të veçantë dhe pensionistët, duke iu dhënë mundësinë të shlyejnë detyrimet e prapambetura me këste minimale 1200 dhe 2800 lekë. Por kjo nuk përjashton mundësinë e zgjedhjes së një kësti alternativ për të gjithë ata kategori klientësh që dëshirojnë ta shlyejnë detyrimin total të energjisë elektrike për një kohë më të shkurtër, duke iu përmbajtur afatit maksimal prej 240 këstesh”, u shpreh drejtori i Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit në OSHEE, Mentor Hima.

Për ata klientë të cilët duan t’i shlyejnë detyrimet në një këst të vetëm, do të ketë edhe përfitime.

“Përfitojnë reduktim kamate nga 50 deri në 100%, në varësi të kategorisë që i përkasin”, tha Hima

Për të përfituar nga këto aktmarrëveshje, klientët debitorë duhet të paraqesin këto dokumente.

“Është ID për aplikantët. Për rastet e bizneseve janë dokumentacioni ligjor, NIPT-i, ekstrakti i QKB-së dhe vërtetimi i përgjegjësisë tatimore”, shtoi Hima.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, klienti duhet të kryejë pagesën e këstit të parë brenda 7 ditëve kalendarike dhe më pas të vijojë me pagesa mujore të rregullta deri në shlyerjen e plotë të detyrimit./ Top Channel
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA NUK NDALET NË RRUGËN DREJT BE"/ Rama jep lajmin e mirë: Hapet rruga për grupkapitujt 5
Previous article MORI MANDARIN E VETËM TË "NISMA SHQIPËRIA BËHET"/ Kleana Xhuveli: Do ta përfaqësoj me dinjitet, Lapaj…

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT