• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MORI MANDARIN E VETËM TË “NISMA SHQIPËRIA BËHET”/ Kleana Xhuveli: Do ta përfaqësoj me dinjitet, Lapaj…
Home
Politikë

MORI MANDARIN E VETËM TË “NISMA SHQIPËRIA BËHET”/ Kleana Xhuveli: Do ta përfaqësoj me dinjitet, Lapaj…

23 July, 2025 s.autor Politikë

Pas marrjes së mandatit të vetëm në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet Kleana Xhuveli ka dhënë një prononcim për mediat. Ajo premtoi se do të përfaqësojë me dinjitet mandatin e shqiptarëve që votuan koalicionin.

Xhuveli: Duke qenë se lëvizja jonë ka në themel garën me lista të hapura, zotohem se do ta përfaqësoj me dinjitet mandatin. Në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes tonë, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi.

Xhuveli është vajza e tezes së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, me të cilin ka një lidhje të ngushtë familjare. Ajo është rritur në familjen e Lapajt dhe, në intervistat e dhëna më herët, ky i fundit i është referuar asaj si “motra ime”. 26-vjeçarja ka qenë pjesë e fushatës së “Shqipëria Bëhet”, ku ka mbajtur role organizative.

Sipas marrëveshjes së arritur më herët mes dy partive që përbëjnë koalicionin, “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”, kandidatët e listës së mbyllur kishin firmosur paraprakisht dorëheqje nga mandati, për të hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur. Në këtë skenar, mandati do t’i kalonte Adriatik Lapajt si kandidati më i votuar.

Por situata u tensionua kur Zeqir Kordhoni, i afërmi i drejtuesit tjetër të koalicionit Endri Shabani, paraqiti kërkesë për të marrë mandatin. Sipas Shabanit dhe Kordhonit, kjo kërkesë bazohej në një deklaratë të mëhershme të Lapajt, i cili, sipas tyre, kishte premtuar se do të hiqte dorë nga mandati nëse koalicioni do të siguronte vetëm një vend në Kuvend

Në bazë të marrëveshjes për “djegien” e kandidatëve të listës së mbyllur, Xhuveli ishte vendosur në vendin e katërt për të lehtësuar kalimin e mandatit tek lista e hapur. Por, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe pretendimeve të ngritura nga pala tjetër, Adriatik Lapaj aktivizoi emrin e Xhuvelit, duke e parë atë si mundësi për të mos lejuar që mandati i vetëm i këtij koalicioni të kalonte te “Nisma Thurje”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAGESAT E DRITAVE ME KËSTE/ OSHEE publikon aktmarrëveshjet, këste duke nisur nga 1.200 lekë në muaj
Previous article DETAJET E PARA/ Kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT