• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PADRONËT E KOKAINËS NË ANGLI”/ Ndrangheta-Hellbanianz: Një pakt i hekurt për të kontrolluar portet e Europës
Home
Breaking News

“PADRONËT E KOKAINËS NË ANGLI”/ Ndrangheta-Hellbanianz: Një pakt i hekurt për të kontrolluar portet e Europës

21 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bashkëpunimin mes mafias kalabreze Ndrangheta e grupeve kriminale shqiptare në biznesin e trafikut të kokainës e konfirmoi pak javë më parë në një intervistë ekskluzive për Ora News, Prokurori i Antimafias italiane të Katanzaros Nicola Gratteri, e së fundmi e përditshmja britanike “The Guardian” i përkufizonte grupet kriminale shqiptare si “padronët e kokainës në Britaninë e Madhe”.

Alarmin e këtij bashkëpunimi me fitime milionëshe e përcjell dhe e përditshmja italiane “Corriere della Calabria”, në artikullin me titull “Ndrangheta-Hellbaniaz, një pakt i hekurt për të kontrolluar portet e Europës” ku evidentohet se si sinergjia mes klaneve kalabreze e mafias shqiptare, trafiqet milionere të kokainës, ryshfetet për të hyrë në portet e Roterdamit e Anversës, përbëjnë një kërcënim për kontinentin e vjetër.

Historia kriminale e mafias shqiptare zhvillohet në rrethinat e Londrës, kryesisht në lagjen “Gascoigne” ku ata tregtojnë sasi të mëdhe droge e joshin imazhin e suksesit të tyre përmes YouTube.

“Gangsta rap ballkanik, Ferrari e shuma parash që ekspozohen në sedilje. Marka funksionon; miliona shikime në viedot e tyre e ndjekës të rinj që verbohen çdo ditë nga efektet speciale”, shkruan “Corriere della Calabria”.

Krejt i ndryshëm është skenari i familjeve mafioze të Ndranghetas, ku nga territori i tyre në Locri të Kalabrisë, urdhërojnë dërgesat e kokainës me vlerë mbi dhjetra milionë euro.

Kokaina që po përmbyt tregun europian, importohet nga Amerika Latine ose blihet në Hollandë nga grupet e trafikantëve. Disa ngarkesa me kokainë mbërrijnë në Itali nga Europa Veriore.

Kokaina fshihet në kontenjerë të përcaktuar për tu tranzituar në portet e Roterdamit e Anverses. Emisarët e klaneve mafioze të Ndranghetas udhëtojnë personalisht drejt Holandës e Belgjikës për të mbyllur bizneset e drogës me shqiptarët.

Në bazë të analizave të kryera nga ish-kreu i Antidrogës së Agjensisë britanike NCA, Tony Saggers, lidhja mes Ndranghetas e trafikantëve shqiptarë nuk është vetëm një bashkëpunim biznesi por është një lidhje e fortë jo kompetitive, që ka çuar në monopolizimin e trafikut të kokainës.

Kokaina blihet në Amerikën latine nga lidhjet historike të Ndranghetas me trafikantë  amerikano-jugor, e mafia shqiptare merret me ngarkesën e drogës në momentin që mbërrin në portet europiane. Falë ryshfeteve e njerëzve të tyre, shqiptarët janë të aftë të nxjerrin kokainën jashte portit.

Por shqiptarët janë të aftë dhe në kriptimin e komunikimit mes trafikantëve, siç dëshmon rasti i sipërmarrësit shqiptar nga Holanda, i cili vuri në dispozicion 1400 telefona për një komunikim të rezervuar.

“Raporte të stilit të vjetër të klaneve kalabreze me trafikantë amerikano-jugor e strategjia e infiltrimit të shqiptarëvë në rrugë e në rrjetet sociale kanë një qëllim të vetëm, kontrollin e kokainës në të gjithë Europë”, shkruan “Corriere della Calabria”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDENTËT KRIJOJNË PARTI"/ Manjani: S’do të thotë politikë e re
Previous article ISH E DASHURA E BEKIM BALAJT/ Pas zhdukjes, rikthehet në “E Diell” prezantuesja seksi (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT