Pas perballjes me Shkelzen Berishën në Gjykatë, Taulant Balla thotë se dosja e CEZ po hetohet në prokurori.
Balla: Babai, i biri, dhëndri etj bëhen gjithsej nja 15 shpifje. Unë do të jem këtu. Jam gati që kjo gjë të gjykohet sa më parë. Dosja e CEZ sot është një nga dosjet që po hetohet në prokurori, personi i cili është kallëzuar nga Kuvendi për korrupsion së bashku me babain e tij e dëgjuat që tha se nuk kishte dijeni se cështja është në hetim. Kjo cështje duhet hetuar. Prokuroria ta hetojë seriozitet dhe të respektojë vendimin e gjykatës Tiranë dhe Krimeve të Rënda dhe të marrë pyetje, Sali Berishën dhe Nue Kalajn, ky person të gjendet. Mori 6.8 mln euro, janë para të vërtetuara që kanë qenë pagesë sekseri për një dështim privatizimi. Llokoçitjet e të birit të babait, një njeri që nuk i ka thënë një herë mirëmëngjes punës dhe nuk ka firmosur njëherë në një vend pune, të ardhurat i ka si komisione. Të vetmen punë, që ka bërë ai, nuk i bëni ju të gjitha si gazetarë që jeni këtu për 10 vite. Sot isha i përgatitur për të shpjeguar akuzat, zotëria është akuzuar për 200 mijë euro të ardhura të marra në komision për shitjen e një prone në bregdet. Bëhet fjalë edhe për një transfertë 150 mijë euro, janë pjesë. Jemi në këtë situatë me klithma kundër prokurorisë dhe gjyqtarit. Merrni dosjen dhe vendimin e komisionit hetimor dhe 4500 faqe materiale, aty janë të gjitha. Ka edhe një parim tjetër, që duke qenë se kjo cështje


