• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PADIA E ERION VELIAJT PËR SHPIFJE/ Sot pritet shoqërimi i Sali Berishës me forcë
Home
Politikë

PADIA E ERION VELIAJT PËR SHPIFJE/ Sot pritet shoqërimi i Sali Berishës me forcë

19 May, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Gjykata e Posaçme ka kërkuar sot shoqërimin me forcë të Sali Berishës në procesin e nisur ndaj tij pas padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për akuzën e shpifjes.

Shkak u bë deklarata e Berishës më 7 prill se kryebashkiaku ka lidhje me Iranin dhe me financat e gardës revolucionare, pas të cilës, Veliaj ndoqi rrugën ligjore duke e paditur për shpifje në gjykata.

Në seancën e parë gjyqësore, ku palët pyeten për mundësinë e zgjidhjes së çështjes me pajtim, u paraqit vetëm Veliaj. Trupi gjykues bëri të ditur se Sali Berisha dhe avokati i tij nuk janë paraqitur edhe pse kanë marrë dijeni për procesin.

Në këto kushte, referuar nenit 351 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata kërkoi pjesëmarrjen e tyre në seancë përmes njoftimit të policisë.

Kujtojmë se Sali Berisha publikoi gjatë një emisioni televiziv një foto ku pretendonte se ishte Erion Veliaj i cili kishte shkuar në Iran i maskuar e me paruke. Por në të vërtetë në një intervistë për Report Tv, Veliaj zbuloi se personi që kishte publikuar Berisha në foto ishte Joe Walsh, një kitarist i njohur amerikan. Veliaj tha se fotoja e kitaristit të njohur, e publikuar nga Berisha, është shkrepur tre vite para se të lindte ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME 40 MIJË EURO TË FSHEHURA NË TRUP/ Ndalohen nënë e bijë në Rinas, procedohen. Nje grua tjetër…
Previous article HERA E PESTË NË HISTORI/ Tre skuadra italiane në tre finale të ndryshme evropiane

s.autor

Postime të ngjashme

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit Aktualitet

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT