• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pacolli vizitë zyrtare në Itali, takohet me Presidentin Mattarella
Home
Rajon

Pacolli vizitë zyrtare në Itali, takohet me Presidentin Mattarella

7 July, 2018 k.autor Rajon

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është pritur në takim nga Presidenti italian, Sergio Mattarella, në pallatin Quirinale, selia e Presidencës në Romë.

Në një njoftim nga Ministria e Jashtme e Kosovës bëhet e ditur se Pacolli i cili vazhdon vizitat e tij nëpër kryeqytetet evropiane me qëllim të faktorizimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti italian Mattarella.

Presidenti Mattarella ka siguruar kreun e diplomacisë kosovare, që ai do të përdorë autoritetin e tij institucional edhe tek homologët e tij, që të ndihmojë Kosovën dhe rajonin drejt proceseve të integrimeve euro-atlantike.

“Italia me gjithë fuqinë e saj do të mbështet paqësimin e rajonit, për një përfundim të suksesshëm të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Shteti italian do të përkrahë çdo iniciativë, që çon në zgjidhjen e drejtë dhe marrëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Mattarella.

Sipas njoftimit, ai ka mbështetur pikëpamjet e ministrit Pacolli gjatë takimit duke theksuar se vetëm me zhvillimin ekonomik, investime nga jashtë dhe krijimin e mundësive sa më të shpejta për lirinë e lëvizjes së njerëzve, kapitalit dhe të mallrave mposhten tensionet politike dhe ndër-etnike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NE SARANDE/ “Volkswageni” përplas motorrin, plagoset rëndë drejtuesi
Previous article Maji, muaji që shënon rritje të ndjeshme të fluturimeve në Evropë, më shumë se edhe gjatë verës

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT