• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PA SUKSES KËRKIMET NË VRINË/ Asnjë shenjë e trupave të “Koçoles” dhe Sulovarit, policia në kërkim të një personi
Home
Breaking News

PA SUKSES KËRKIMET NË VRINË/ Asnjë shenjë e trupave të “Koçoles” dhe Sulovarit, policia në kërkim të një personi

23 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë mbyllur pa sukses kërkimet e policisë dhe familjarëve në fshatin Vrinë të Sarandës për gjetjen e trupave të dy të zhdukurve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Zona ku janë përqendruar kërkimet përveçse është territor i gjerë ka edhe dalje në det. Ndërkohë burimet bëjnë me dije se policia prej ditës së djeshme është vënë në kërkim të një personi, fotografinë e së cilit e ka te fiksuar nga kamera sigurie.

Ky person ende nuk është gjetur për t’u shoqëruar, madje veç tij po kërkohen edhe persona te tjerë që mendohet se ndodhen jashtë shtetit. Në lidhje me automjetin e rrëmbimit, policia dyshon se është përdorur edhe në ngjarjen e 5 dhjetorit 2022 ku u vendos eksploziv në banesën e L. L në lagjen nr.1 të Sarandës, por dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën edhe pse mund të jetë autori i njëjtë.

Në fakt në dhjetor policia e ndoqi me kamera sigurie mjetin e dyshuar “Mercedes-Benz” E-Class të vendosjes së eksplozivit dhe zbuloi se ai u largua drejt rrugës së bregut, duke u futu në aksin nacional Sarandë-Himarë. Pikërisht në këtë aks, pranë fshatit Nivicë, u zbulua i fshehur ditët e fundit mjeti, konkretisht brenda një magazine. Mesa duket autori që e përdorte këtë mjet, pasi kryente punë, e fshihte pikërisht në këtë zonë e specifikisht në magazinën ku u gjet.

 

 

Mes 8 automjeteve që policia ka marrë për verifikim, mësohet se është edhe një fuoristradë e blinduar por hetimet janë përqendruar në ekzaminimet e “Mercedes-Benz” E-Class që tashmë po hetohet si e përfshirë në dy ngjarje. Lidhur me shkaqet e ngjarjes, mendohet se Fatmir Sulovari nuk ka qenë drejtpërdrejtë objektiv i autorëve. Ai mësohet se ka qenë në Fier fillimisht dhe është nisur më pas për Sarandë.

Ka qenë Thodhori ai që ka shkuar me makinë dhe e ka marrë në Kardhiq dhe të dy më pas kanë udhëtuar drejt qytetit bregdetar. Për shkak të shoqërisë me Thodhorin dhe ndoshta për faktin që mund të ketë qenë dëshmitar në biseda mes “Koçoles” dhe autorëve, dyshohet se ka rënë viktimë edhe 46-vjeçari fierak me dy mbiemra, Sulovari e Krasniqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP DUKE SHPËRNDARË KOKAINË/ 40-vjeçari shqiptar në Itali përfundon në pranga
Previous article ÇFARË NDODHI? Ish-banorja e BBV i nënshtrohet operacionit: Po rikperohem...

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT