• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PA PODIUME, PA FJALIME/ Nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren
Home
Politikë

PA PODIUME, PA FJALIME/ Nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

28 February, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Ditën e sotme opozita ka thirrur protestën e pestë kombëtare. Ndryshe nga protestat e mëparshme, sot nuk ka podium dhe as fjalime. Protesta do të zhvillohet në formë marshimi. Ajo ka nisur para Kryeministrisë dhe do të vijojë para disa institucioneve.

Protestuesit jane mbledhur fillimisht në sheshin para Kryeministrisë dhe më pas do të marshojnë drejt institucioneve kryesore të vendit.

Organizatorët kanë konfirmuar se nuk do të ketë ndalesa pranë Kuvendit dhe as hedhje të mjeteve piroteknike, për të shmangur çdo incident në zonën e Namazgjasë, ku besimtarët janë të pranishëm për shkak të Ramazanit.

Megjithatë, policia ka marrë masa të rrepta sigurie. Mbi 1500 efektivë janë angazhuar në terren, ndërsa Kryeministria është blinduar dhe rrethuar me barriera metalike.

Forcat “Shqiponja” janë pajisur edhe me fikëse zjarri, si masë paraprake duke pasur si referencë protestat e mëparshme.

Në gatishmëri janë vendosur automjete policore, autoambulanca dhe makina të hedhjes së ujit.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit, por ka marrë të gjitha masat për rendin publik, mbrojtjen e institucioneve dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET NË LINDJEN E MESME/ Shkon në 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave
Previous article PROTESTA E PD/ “Blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT