Deputetët “e rinj” që morën mandatet në pranverën e vitit 2019 do të mbeten rast studimor për natyrën unike të krizës, zëvendësimit dhe impaktin në parlament dhe në politikë.
Në raportin“Parlamenti në kohën e krizës: monitorim dhe analizë janar-gusht 2019” publikuar nga Instituti i Studimeve Politike jepet vlerësimi pozitiv për angazhimin në fjalime e debate të disa prej tyre, (Murrizi, Hajdari, Gjoni, Maliqi, Roshi, Përmeti, Musaj, Dhimitri, etj), por edhe një vlerësim kritik për një pjesë tjetër të deputetëve me tregues minimalë të efikasitetit dhe investues në rënien më tej të besimit publik tek parlamenti.
Konkretisht, në raport theksohet se “integrimi i deputetëve të rinj në politikë u shoqërua gjithashtu me shqetësime dhe shpesh edhe me investim në dëm të imazhit të parlamentit dhe të vetë politikës.
Disa deputetë nga prurjet e reja u keqpërdorën nga media dhe vetë ata preferuan të ishin viktimë e titujve kryesore ne media dhe e debateve spekulative. Kjo pjesë e deputetëve demonstroi mungesë të theksuar profesionalizmi, të njohurive politike dhe të integritetit në angazhimin e ri parlamentar”.
Ai është Kostaq Papa, deputeti i opozitës se re, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.
Kostaq Papa është kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar dhe ai shkruan në CV e tij se ka eksperiencë pune si “Konsulent Juridik Ndërkombëtar”. “ Koordinator Universitar” dhe “Drejtues në Institucionet e Shoqërisë Civile”.
Ndërkohë që si aktivitet shoqërore dhe politike shkruan se ka pasur “Në Institucionet Kombëtare e Mbarëkombëtare dhe Ndërkombëtare”.
Pikërisht ky shënim është bërë objekt i komenteve dhe lajmeve të ndryshme në rrjetet sociale dhe portale.