• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PA INTEGRITET, HIPOKRITE…”/  Deputetja serbe përplaset me raportuesen për Kosovën në KiE. Kryesuesi i seancës i tërheq vërejtjen
Home
Rajon

“PA INTEGRITET, HIPOKRITE…”/ Deputetja serbe përplaset me raportuesen për Kosovën në KiE. Kryesuesi i seancës i tërheq vërejtjen

16 April, 2024 s.autor Rajon

Kryesuesi i seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ia tërheqi vërejtjen deputetes serbe Biljana Pantiq Pilja, e cila e quajti të pa integritet dhe hipokrite Dora Bakoyannis, përpiluesen e raportit që rekomandon për anëtarësimin e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Pasi deputetja serbe foli ashpër, kryesuesi tha se debatet duhet të bëhen ndryshe dhe se asnjë deputet nuk mund “të shkaktojë çrregullim të procedurave”.

“Të nderuar kolegë, dua t’ju përkujtoj që sipas rregullores së punës dhe kodit të sjelljes së anëtarëve të kësaj asambleje, debatet duhet të bëhen në mënyrë civile dhe të rregullt, dhe që anëtarët e kësaj asambleje nuk mund të bëjnë asgjë që mund të shkaktojë çrregullim të procedurave. Thjesht po ua rikujtoj të gjithë juve këtë gjë”, tha ai.

Pilja tha se raportuesja greke Dora Bakoyannis e cila rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës do të hyjë në histori “duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Ajo tha se Asociacioni “nuk do të themelohet” nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Europës, raporton Gazeta Express.

“Nëse e ftoni të ashtuquajturën Kosovë në Këshillin e Europës pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Asociacioni nuk do të themelohet kurrë”, tha ajo.

Biljana Pantiq Pilja e quajti Dora Bakoyannis të paintegritet dhe hipokrite.

“Ajo që po bëni është precedent me të cilin do ta hapni Kutinë e Pandorës”, tha deputetja serbe.

“Edhe shteti juaj do ta ndjekë këtë precedent që e keni krijuar”, tha ajo, duke iu referuar Greqisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës pas takimit me gjyshërit, nusja kishte konflikt me vjehrrit, dyshohet për...
Previous article SHQIPTARI U VETËVAR BRENDA QENDRËS SË EMIGRACIONIT NË BRITANI/ Familjarët: Të hetohet. Vdekja e tij, e pakuptimtë

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT