• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës pas takimit me gjyshërit, nusja kishte konflikt me vjehrrit, dyshohet për…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E REJA/ Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës pas takimit me gjyshërit, nusja kishte konflikt me vjehrrit, dyshohet për…

16 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur pas zhdukjes së fëmijës 3-vjeç në Durrës.

Teksa bëhet me dije se kërkimet e policisë vijojnë, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë nga 3-vjeçari dhe gjyshja e tij që rezultojnë të zhdukur prej 3 ditësh.

Babai i fëmijës Avni Gjuni humbi jetën në shkurt të vitit 2023 në një aksident automobilistik që ndodhi te Kthesa e Kamzës. Automjeti ku ai ishte pasagjer doli nga rruga duke i shkaktuar vdekjen, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi.

Të tronditur pas kësaj ngjarjeje dhe largimit të nuses me nipin te prindërit e saj, Rexhep dhe Berile Gjuni vendosën të largohen edhe nga shtëpia e tyre në zonën e ish-Kënetës për t’u zhvendosur në një banesë me qira në të njëjtën zonë. Aktualisht, në të nuk ndodhet askush, ndërsa policia vijon kontrollet në bashkëpunim dhe me policinë e Kukësit dhe rrethet kufitare për të gjetur fëmijën dhe gjyshen, ndërsa 60-vjeçari Rexhep Gjuni është proceduar penalisht nga prokuroria për marrjen pa të drejtë të fëmijës.

Ai nuk ka bashkëpunuar me policinë duke qëndruar në pozitat e mohimit të dijenisë mbi vendndodhjen e nipit dhe gruas së tij. Fillimisht ka thënë se kanë shkuar në Kukës te familjarët e tyre, por atje nuk është gjetur.

Në bazë të legjislacionit tonë penal, “marrja pa të drejtë e fëmijës” është një kundërvajtje penale që dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burgim.

Përpos frikës se nusja mund të largohej jashtë vendit dhe të mos i lejonte të shihnin nipin, dyshohet se gjyshërit kanë pasur një konflikt me nusen edhe për përfitimet ekonomike pas vdekjes së djalit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK NË KROACI/ 29-vjeçarja shqiptare përplas për vdekje vëlla e motër (EMRI-FOTO)
Previous article "PA INTEGRITET, HIPOKRITE..."/ Deputetja serbe përplaset me raportuesen për Kosovën në KiE. Kryesuesi i seancës i tërheq vërejtjen

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT