Almeda Abazi është modelja e njohur nga Shqipëria dhe më pas aktorja e cila vitin e kaluar është martuar me Tolgahan Sayisman apo siç njihet në publikun shqiptar me rolin e Çenarit.
Ata të dy në showbizin turk konsiderohen si çifti më i bukur dhe më mirëkuptues me njëri tjetrin.
Almeda sot në llogarinë e saj në “Insta Story” ka postuar një fotografi të Tolgahan e cila u komentua shumë nga fansat. Ajo shfaqej duke ia vënë një maskë për mirëmbajtje të fytyrës atij dhe ai qëndronte pa lëvizur.
Tolga dhe Almeda ende nuk e kanë vizituar Shqipërinë së bashku por në një emision në një nga televizionet shqipe Tolga kishte mësuar disa fjalë madje edhe tha se e dashuronte edhe Shqipërinë si vend.




