• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Deputetja e PD-së nuk thotë dot se himariotët janë shqiptarë
Home
Aktualitet

Deputetja e PD-së nuk thotë dot se himariotët janë shqiptarë

8 November, 2017 Klea.XH Aktualitet

Deputetja e PD-së në Vlorë Nada Meçorapaj ka folur sot përzhvillimet në Himarë dhe prezencën e Partisë Demokratike atje. E ftuar në emisionin e mëngjesit në TVSH Meçorapaj tha se në Himarë po prishen ndërtesa 300-vjeçare pasi nuk kanë dokumentacionin përkatës.

Por duke risjellë në vëmendje debatet parlamentare ku PD u bë palë me akuzat e kreut të PBDNJ Vangjel Dule duke thënë se po prishen ndërtesat e minoritarëve në Himarë, gazetari Enkel Demi e pyeti troç deputeten Meçorapaj nëse sipas mendimit të saj dhe të Partisë Demokratike himarjotët janë minoritarë grekë.

Kësaj pyetjeje, ajo nuk iu përgjigj dot, duke lënë të kuptohet se çështja e Himarës po shfrytëzohet nga opozita thjesht për debat politik dhe jo për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Gazetari Enkel Demi: Por në parlament bëhen akuza se po prishen ndërtesat e minoriteteve. A janë himarjotët minoritarë?

Nada Meçorapaj: Aty ka një bashkëjetesë shumë të mirë…

Gazetari Enkel Demi: Bashkëjetesa është gjë tjetër. Çështja është, sipas jush a janë apo jo minoritarë?

Nada Meçorapaj: Shteti ka të drejtën t’i mbrojë, është apo jo minoritar.

Gazetari Enkel Demi: Po ç’punë ka flamuri grek aty? Nëse shkon në Kosovë dhe ngre flamurin serb të fusin në burg, apo e njëjta gjë edhe në Serbi.

Nada Meçorapaj: Përdorimi i flamurit sjell ngacmim dhe reagim, por nuk duhet të fshihemi pas kësaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEHET ISH MINISTRJA/ Ja jeta e vështirë pas vdekjes së bashkëshortit
Previous article PA FJALË: Almeda "shpërfytyron" Çënarin (FOTO)

Klea.XH

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT