• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OSMANI VIZITË ZYRTARE NË VATIKAN/ Takon Papa Leone XIV, kërkon njohjen e Kosovës
Home
Rajon

OSMANI VIZITË ZYRTARE NË VATIKAN/ Takon Papa Leone XIV, kërkon njohjen e Kosovës

13 December, 2025 s.autor Rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar zyrtarisht njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë gjatë një takimi me Papa Leon XIV, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Vatikan.

Takimi u zhvillua në Pallatin Apostolik, ku Osmani u prit nga Ati i Shenjtë, ndërsa gjatë vizitës ajo u takua gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, si dhe me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet, Monsignor Paul Richard Gallagher.

Pas takimeve, presidentja Osmani e cilësoi këtë vizitë si një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.

Ajo deklaroi se i ka përcjellë Papës shpresën dhe besimin e qytetarëve të Kosovës për një vendim të shumëpritur, njohjen e shtetësisë së Kosovës.

“Paraqita shpresën dhe besimin e gjithë popullit të Kosovës që Selia e Shenjtë të marrë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës, duke njohur vuajtjet e gjata të popullit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci”, tha Osmani.

Sipas saj, një njohje e tillë nga Vatikani do të kishte ndikim pozitiv jo vetëm për Kosovën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në Evropë.

Presidentja theksoi gjithashtu trashëgiminë historike dhe shpirtërore të Kosovës, duke përmendur figura si Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shën Tereza, si dhe rolin e Dardanisë në historinë e krishterimit dhe humanizmit evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLODIAN BRAHO, DREJTUES I RI I SPAK/ Rama: Uroj ta çojë SPAK në një tjetër nivel! Lufta kundër korrupsionit vijon
Previous article I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Bukuroshes me origjinë nga Kosova i hiqet kurora e Miss Finlanda pas gjestit racist ndaj aziatikëve

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT