• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ORGANIZUAN DHE FINANCUAN ATENTATIN NDAJ…”/ SPAK zbulon se si identifikoi Dervishajn dhe Meçen në Sky ECC
Home
Breaking News

“ORGANIZUAN DHE FINANCUAN ATENTATIN NDAJ…”/ SPAK zbulon se si identifikoi Dervishajn dhe Meçen në Sky ECC

6 March, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur për herë të parë në gjykatë detaje mbi mënyrën se si janë identifikuar personat që qëndrojnë pas kodeve të përdorura në platformën e enkriptuar Sky ECC, në procesin ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes. Të dy akuzohen për përfshirje në organizimin dhe financimin e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos.

Burime mediatike raportojnë se gjatë seancës gjyqësore, prokurorët shpjeguan se identifikimi i personave është bërë përmes analizës së komunikimeve, fotografive dhe të dhënave personale të shkëmbyera në bisedat e aplikacionit.

Sipas SPAK, në disa raste përdoruesit e Sky ECC kanë përdorur pseudonime që lidhen me emrat e tyre, ndërsa në raste të tjera identifikimi është bërë përmes të dhënave personale që ata kanë dërguar vetë në komunikime. Në rastin e Plaurent Dervishajt, hetuesit kanë gjetur një foto të dërguar në biseda ku kërkohej mbyllja e një adrese emaili. Në të njëjtat komunikime janë përfshirë edhe të dhëna familjare, si emrat e fëmijëve dhe datat e lindjes së tyre. Pas verifikimeve të kryera, këto informacione kanë rezultuar se i përkasin Dervishajt.

Në mënyrë të ngjashme është bërë edhe identifikimi i Julian Meçes, pasi në disa komunikime janë shpërndarë fotografi dhe informacione që kanë ndihmuar hetuesit të lidhin profilin e përdorur në aplikacion me identitetin e tij. Prokuroria bëri të ditur gjithashtu se në disa raste personat janë vetëidentifikuar gjatë bisedave, duke dhënë të dhëna që çonin drejtpërdrejt te identiteti i tyre.

Një rast tjetër identifikimi është bërë përmes numrit të telefonit të avokatit të Redjan Rrajës. Në komunikime është dërguar një foto ku shfaqej numri i telefonit dhe pas verifikimeve hetuesit kanë gjetur një memo të përgatitur nga avokati në fjalë, e cila ka ndihmuar në identifikimin e Ramazan Rrajës./BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMET NË QEVERI/ Me dorën mbi Kushtetutë zv.kryeministrja dhe ministrat e rinj betohen para Presidentit
Previous article A DO TË DËRGOJË SHBA TRUPA NË IRAN? Donald Trump thyen heshtjen

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT