• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ORËT VENDIMTARE PËR PARTITË/ Sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë! PS e PD ‘vulosin’ pasdite ekipin garues për 11 maj
Home
Politikë

ORËT VENDIMTARE PËR PARTITË/ Sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë! PS e PD ‘vulosin’ pasdite ekipin garues për 11 maj

12 March, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Orë vendimtare për partitë politike, të cilat në mesnatë duhet të dorëzojnë në KQZ listat me 186 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 46 emra për listën e mbyllur dhe 140 për listën e hapur.

Si në kampin blu, ashtu edhe tek ai socialist ende nuk ka një listë përfundimtare, por ‘vula’ për emrat jepet këtë pasdite ku partitë kanë thirrur në takime strukturat.

Kryesocialisti Rama mbledh në 19:00 Kryesinë e PS, ndërsa para mbledhjes do të zhvillojë një takim me drejtuesin politik për diasporën, Taulant Ballën. Në këtë takim përveç bilancit të punës që është bërë deri më tani, pritet të diskutohet edhe për emra potencialë që mund të vijnë nga diaspora.

Shumica e grupit parlamentar të PS pritet të jetë në listën e hapur, pasi kryeministri Rama deklaroi se ata që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do jenë listën e hapur, përveç drejtuesve politikë të qarqeve. Ndërkohë, surprizë mbetet vendimi i kryesocialistit Edi Rama, i cili për herë të parë tha se mund të mos kandidojë fare si deputet.

Në ndryshim nga socialistët, Sali Berisha pritet që më listën e mbyllur të fusë emra besnikë të tij. 8 vende të sigurta ua ka premtuar aleatëve të koalicionit opozitar “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. 4 prej tyre i merr Partia e Lirisë, ndërsa nga 1 ndahet për Mediun, Dulen, Idrizin dhe Dukën.

Për vendosjen përfundimtare të listave sot në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar. Vetë Berisha pritet të jetë në listë të mbyllur në Tiranë, ndërsa Ilir Meta refuzoi nga burgu ofertën e Berishës për ta futur në listë të mbyllur dhe deklaroi se do të garojë në listë të hapur.

“PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka bërë bashkë në ombrellën e vet çamët e grekët, parti anonime konservatorësh e ballistësh por edhe aleatët e vjetër.

Në këto zgjedhje, përveç koalicionit të Berishës me aleatët, kemi edhe bashkimin mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, si edhe Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit. 5 parti kryesore garojnë më vete, ndërsa 17 parti të thera ‘fantazmë’ janë regjistruar por pritet të shihet nëse të gjitha do të depozitojnë emra me kandidatë për deputetë për gjithë Shqipërinë.

Në zgjedhje pritet fletë votimi gjigande, ndërsa nëse gjitha subjektet e regjistruara do dorëzojnë kandidatë, KQZ është e papërgatitur se si do të veprohet me fletën e votimit.

PARTI TË TJERA ENDE NË PIKËPYETJE
1. Partia “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”
2. Partia “Unitetit Kombëtar”
3. Partia “Lëvizja Atdheu”
4. Partia “Drejtësia Shoqërore”
5. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”
6. “Partia Komuniste e Shqipërisë”
7. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”
8. Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”
9. Partia “Fronti i Majtë”
10. Partia “Aleanca Demokracia e Re”
11. Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”
12. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”
13. Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”
14. Partia “Ardhmëria Shqiptare”
15. Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”
16. Partia “Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”
17. Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”

SUBJEKTET E SIGURTA NË FLETË VOTIMI
Partia Socialiste – Edi Rama
Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore- Sali Berisha
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” – Adriatik Lapaj
Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” – Dashamir Shehi
Partia Social Demokrate – Tom Doshi
Partia Mundësia – Agron Shehaj
Partia “Lëvizja Bashkë” – Arlind Qori
Koalicioni Euroatlantik – Lulzim Basha

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKË PËR DHUNË DHE ARRESTIME/ BE thirrje për uljen e tensioneve para protestës së 15 marsit në Beograd
Previous article PLAGOSJE NË TROPOJË/ Adoleshenti qëllon 45-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT