Një status i kryeministrit Edi Rama që lutej për shëndetin e deputetit socialist të Shkodrës kapi në befasi shumicën e atyre që ishin fokusuar tek aktualiteti politik.
Stërkaj, njeriu që u shpall 12 herë kampion në mundje, ka nisur një betejë të vështirë me një goditje të papritur cerebrale që ka pësuar.
Burime të “BalkanWeb” pranë Partisë Socialiste e konfirmojnë një gjë të tillë dhe sqarojnë se deputeti i Shkodrës po kalon orët më kritike.
Të njëjtat burime tregohen të rezervura teksa i pyet për vendndodhjen e deputetit.
Sipas tyre, atij i është ofruar ndihma e menjëhershme mjekësore, por nuk specifikohet nëse po kurohet brenda apo jashtë vendit.
Report TV mëson se deputeti socliast ka pësuar një ishemi cerebrale.


