• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Orë jashtë mësimit në Muzeun e Bankës së Shqipërisë (VIDEO)
Home
Kulturë

Orë jashtë mësimit në Muzeun e Bankës së Shqipërisë (VIDEO)

15 March, 2018 luljetaautor Kulturë

Ata janë vizitorët më të rregullt të Muzeut në brendësi të Bankës së Shqipërisë. Mesdita e së enjtes ishte parashikuar për nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Servete Maçi” në Tiranë për të marrë edhe më shumë njohuri mbi historinë e monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare.

Vizita e shoqëruar me shpjegimet e specialistëve nis me katin e parë të muzeut, për t’u zhvendosur në të dytin. Ajo merr edhe më vlerë në javën globale të parasë, që për 2018 vjen me lajtmotivin: “Ç’të mbjellësh do të korrësh”.

Jo vetëm informacion, por edhe lojëra që zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve, i vënë ata përballë pyetjeve për paranë apo në garë me njëri-tjetrin, si në rastin konkret, kur specialistja në Zyrën e Botimeve dhe Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë u ka dhënë një detyrë.

“Kemi një kartëmonedhë origjinale dhe një kartëmonedhë të falsifikuar. Ato duhet të identifikohen tek ndryshimet“, thotë Elsa Zhulali, specialiste në zyrën e Botimeve dhe Kërkimeve në BSH.

Elsa, që të paktën tre herë në javë pret më dhjetëra grupe nxënësish kryesisht të 9-vjeçares, thotë se përveç se janë kuriozë, njohuritë e tyre mbi paranë janë të admirueshme.

Jo vetëm se është java globale e parasë, por edhe për të shenjuar vizitën e tyre në këtë muze, në mbyllje të kësaj ore jashtë mësimit, ka dy dhurata. Një dosje e pasur me informacione për Lekun, si ta vlerësojmë atë dhe një foto me fytyrën e tyre të stampuar në një nga prerjet e kartëmonedhës shqiptare.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të famshmet shqiptare që s’na besohet se kanë të njëjtën moshë (FOTO)
Previous article Maqedoni, Kocijancic: KE pret që ligji për përdorimin e gjuhëve të dërgohet në Komisionin e Venecias

luljetaautor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT