• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“ORA E LIGË”/ Enkel Demi publikon romanin e tij të tretë me pseudonimin Tom Kuka
Home
Kulturë

“ORA E LIGË”/ Enkel Demi publikon romanin e tij të tretë me pseudonimin Tom Kuka

11 November, 2019 k.autor Kulturë

Gazetari i njohur Enkel Demi ka publikuar librin e tij të ri me pseudonimin letrar Tom Kuka, me titullin ‘Ora e Ligë’.

Në këtë roman Demi ka përdorur teknikën e shkrimit ‘Iceberg’, një teknikë e përdorur kryesisht nga shkrimtari Ernest Heminguej dhe që në të cilën autori zbulon vetëm një pjesë sipërfaqësore të karaktereve dhe ngjarjeve.

Poeti i njohur Artan Gjyzeli Hasani shkruan se në ngjarjen e romanit, personazhi Sali Kamati ka vrarë Çelo Mezanin me një plumb të vetëm, por kur arrin në fshat dëgjon se kënga e cila kishte arritur atje para atij vetë, thoshte që e kishte vrarë me tre plumba dhe jo me një të vetëm, dhe ky fakt do të interpretohej nga bashkëfshatarët si një shenjë e dridhjes së dorës para viktimës. Një lloj çburrërimi për trimin dorëdridhur Sali Kamati, sipas këngës.

Gazetari Demi nën emrin e tij artistik Tom Kuka, provokon si rrallë ndonjëherë ku shkruan se ‘Fundi i burrit nuk është trim, fundi i burrit është spurdhjak’, duke aluduar kështu për fundin fizik të jetës së njeriut.

‘Ora e ligë’ është romani i tretë i gazetarit Enkel Demi, i cili në botimet e tij letrare përfaqësohet me emrin Tom Kuka.

Në libriin ‘Ora e Ligë’, personazhi kryesor i romanit, Sali Kamati, i shtyrë nga zakonet e vendit, niset të marrë gjakun e të vëllait të vrarë nga Çelo Mezani.

Mund të themi se Sali Kamati nuk u bë figura kryesore e legjendës si viktima e tij Çelo Mezani, por me romanin ‘Ora e Ligë’ po futet në karvanin e personazheve të paharrueshëm të letërsisë shqipe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK JUSTIFIKOI PASURINË/ KPA shkarkon Hajrie Muçmatën: Gjyqtarja e Shkodrës përfundimisht jashtë drejtësisë
Previous article ZYRTARE/ UEFA e konfirmon, Shqipëri-Francë do të luhet në “Arenën Kombëtare”

k.autor

Postime të ngjashme

“ATMOSFERË TURISTËSH NË MUZEUN GJERGJ KASTRIOT SKËNDËRBEU”/ Rama publikon pamje nga Kruja Kulturë

“ATMOSFERË TURISTËSH NË MUZEUN GJERGJ KASTRIOT SKËNDËRBEU”/ Rama publikon pamje nga Kruja

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit' Kulturë

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit'

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT