Vijon të mbetet në rënie numri i infektimeve të reja me koronavirus në Itali.
Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet në vend kanë identifikuar vetëm 805 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së fundit 165 persona kanë humbur jetën.
Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Itali shkon në 219,070. Ndërsa 30,560 persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë.


