• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“OPSIONET JANË NË TAVOLINË”/ Mediat serbe: Vuçiç mund të shpallë nesër okupimin e Veriut të Kosovës
Home
Rajon

“OPSIONET JANË NË TAVOLINË”/ Mediat serbe: Vuçiç mund të shpallë nesër okupimin e Veriut të Kosovës

12 September, 2024 s.autor Rajon

Mediat serbe raportojnë se presidenti Aleksandar Vuçiç nesër (e premte) në orën 18.00 do t’i drejtohet popullit përmes një konference të konsideruar “urgjente”.

Dy ditë më parë Vuçiç deklaroi se brenda 72 orëve do t’i prezantojë publikut kërkesat dhe hapat e mëtejshëm të Serbisë lidhur me zhvillimet në veriun e Kosovës.E përditshmja serbe, Danas raporton se “në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të Veriut të Kosovës” me preteksin se “atje po vuan popullsia civile serbe”.

Deklaratat kërcënuese nga Serbia u intensifikuan pasi qeveria e Kosovës mbylli më 30 gusht pesë institucione paralele serbe në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe –pasi ato vepronin në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në institucionet e mbyllura nga autoritetet e Kosovës, më 30 gusht, janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Në Kosovë ekzistojnë komuna, sipërmarrje publike, kopshte fëmijësh, shkolla fillore e të mesme, dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt prej Qeverisë së Serbisë, dhe gjenden nëpër qytetet ku jetojnë serbët.

Sipas ligjeve të Kosovës, këto institucione janë ilegale. Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për mbyllje të strukturave paralele serbe prej vitit 2013, mirëpo ajo nuk është zbatuar plotësisht.

Për Vuçiç, “mbyllja e institucioneve paralele serbe në Veri është veprim ilegal dhe kriminal i Albin Kurtit”. Ai tha se vendimet e qeverisë së Kosovës janë dënuar edhe nga vendet e QUINT-it.

Gjithashtu, presidenti Vuçiç ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare “se nuk po i përmbush ato që i kërkon Serbia”.

“…Do të kemi shumë takime të rëndësishme sepse duhet të luftojmë për pozitën e Serbisë në botë, të kërkojmë aleatë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për atë çështje. Është e qartë që Kurti dëshiron shkatërrimin e persekutimin e popullatës serbe”, ka theksuar Vuçiç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Plantacion mariuane në Spanjë, arrestohen 3 shqiptarë
Previous article VAJI I AVOKADOS APO ULLIRIT? Cili është më i shëndetshëm për t’u përdorur

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT