• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“OPOZITA NJOHU ZGJEDHJET DUKE PRANUAR…”/ Spiropali: Të hapur për bashkëpunim, edhe për presidentin e ri
Home
Politikë

“OPOZITA NJOHU ZGJEDHJET DUKE PRANUAR…”/ Spiropali: Të hapur për bashkëpunim, edhe për presidentin e ri

19 May, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Parlamentim, ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në Dita Jonë nga ku foli për situatën politike në vend pas 25 prillit, si dhe për qeverinë e re.

Spiropali theksoi se opozita i ka njohur zgjedhjet e 25 prillit, duke pranuar mandatet e deputetëve. Ajo u shpreh se mazhoranca është e hapur për bashkëpunim me opozitën edhe pse Basha e ka mohuar një gjë të tillë.

“Kryeministri ka përmendur bashkëpunim. Ne nuk kishim limit. Ne ofruam bashkëpunim sepse e dimë se sa i rëndësishëm është konsensusi për Shqipërinë.

Për ne nuk kishte kufij, por duket se PD është futur në një rrugë të vjetër, për kontestim të zgjedhjeve, por këtë e kuptojmë që është për përdorim të brendshëm, për zgjedhjet në PD.

Lajmi i mirë është që do t’i kemi në shtator në kuvend. Lajmi i mirë është që ata i kanë pranuar zgjedhjet derisa kanë pranuar mandatet. Presidenti mund të jetë edhe nga opozita, jemi të hapur.

Është lajm shumë i mirë që opozita do të jetë në kuvend. PD e ka vuajtur këtë, por patjetër e ka vuajtur edhe publiku, pasi nuk i ka asnjë borxh ku ne thellohemi kaq shumë. Tashmë debati do të jetë demokratik. Në shtator ne do të prezantojmë programin dhe qeverinë e re”.

Spiropali u pyet edhe për figurat e PS që mbetën jashtë parlamentit të ri, si Pandemi Majko, Mimi Kodheli apo Ervin Bushati. Ajo theksoi se në qeverinë e re ka vend për të gjithë ata që kanë kontribuar, ndërsa pranoi se sistemi dhe fleta e votimit duhet parë sërish.

“Në këtë qeverisje të re ka vend për të gjithë ata që kontribuan. Për këtë arsye edhe të këtij sistemi që ishte pak i panjohur, i cili kishte probleme edhe për shkak të fletës së votimit, mund të kenë mbetur jashtë për disa arsye. Ka vend për ta parë si fletën e votimit dhe këtë sistem”, tha Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPET DROGË ME VLERË 200 MIJË EURO NË MAQEDONI/ Arrestohen 3 trafikantët shqiptarë, PAMJET nga aksioni
Previous article "MARRËDHËNIET MES PD DHE LSI JANË FTOHUR"/ Zheji: Basha habiti dhe Ramën me rezultatin e 25 prillit

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT