Është votuar në Kuvend sot lista e kandidatëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit.
Në këtë votim morën pjesë vetëm deputetët e maxhorancës, pasi deputetët e opozitës protestonin.
Lista me kandidatët si për KLP-në dhe KLGJ është rrëzuar pasi duheshin 93 vota.
Kërkohet shumicë e cilësuar, 93 vota pro, nëse rrëzohet, procedura përsëritet në komisione edhe njëherë.
Votimi KLP dhe KLGJ
KLGJ: 73 pro, asnjë kundër, një abstenim nuk miratohet
KLP: 73 pro, një abstenim asnjë kundër, nuk miratohet
Po ashtu diten e sotme eshte bere votimi dhe per miratimin e nisjes se punimeve per aeroportin e Vlores.
Votimi për aeroportin e Vlorës
Aeroporti i Vlorës, miratimi në parim: 74 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Ne rend dite ishte dhe ndyshimi per ligjin “Per arsimin”, ndryshime te cilat nuk kane kaluar, pasi maxhoranca votoi kunder.




