Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “A Show” të Adi Krastës, ku ka komentuar aktualitetin politik në vend.
Ndër të tjera, Ngjela tha se data e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk lëviz, pasi një gjë të tillë e kërkojnë amerikanët, duke theksuar:
“E mbrojnë amerikanët. Nëse shkelet 30 qershori në Shqipëri, fiton anarkia. Këta janë aguridhë ndaj shtetit. Këtu është vend i tensionit të lartë për Uashingtonin.
Shteti është ky që është, ai që godet është opozita jashtë parlamentit, pra anti-shteti. Ata janë nonsens, nuk njohin ligjin”.
Në lidhje me opozitën, avokat Ngjela shtoi se SHBA i ka paralajmëruar edhe për dhunën, duke theksuar se, tashmë, opozita përfaqëson një lëvizje anti-amerikane.
Ai tha: “SHBA iu tha hapur: Nëse do vazhdoni me dhunë do ju konsiderojmë organizatë të dhunshme. Janë dy statuse, e dhunshme dhe terroriste, që të dyja marrin “bllok” dhe nuk hyjnë dot në Perëndim.
Opozita është një lëvizje anti-amerikane. Prandaj them që 30 qershori nuk lëviz, se ndryshe në këtë vend fiton anarkizmi”.
Avokat Ngjela e sheh ndryshimin e datës 30 qershor edhe si një precedent të rrezikshëm. Ndër të tjera ai tha:
“Të dha një shtet, që ka qenë një nga padrejtësitë më të mëdha evropiane për sa i takon gjenocidit. Nuk ndërron data. Zgjedhjet i rrëzon populli. Pse do rrëzohet data? Pse ka ikë një parti? Nëse hapet ky precedent, atëherë s’do të këtë asnjëherë zgjedhje. Zgjedhjet zotëri janë populli “.


