• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“OPOZITA DO PUSHTETIN NË TAVOLINË”/ Peza: Ja 3 arsyet pse opozita dogji mandatet
Home
Intervista

“OPOZITA DO PUSHTETIN NË TAVOLINË”/ Peza: Ja 3 arsyet pse opozita dogji mandatet

3 April, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Sekretari për Marrëdhënien me Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza tha gjatë një interviste për Televizionin Fax News në emisionin “Natë me Xhaxhiun” se që nga viti 90 e deri më tani shqiptarët kurrë nuk kanë votuar gabimisht.

Duke folur për mënyrën se si po qeveriset vendi si dhe për situatën politike, Peza tha: “Siç e ka thënë më parë edhe Kryeministri Rama, shumë është bërë, shumë po bëhen dhe shumë mbetën për tu bërë. Në fund të fundit kush punon gabon. Të themi se ne nuk kemi bërë asnjë gabim, në cilindo rast është e pavërtetë. Por gabimet duhen parë a bëhen me koshiencë, a bëhen për shkak të faktorëve dhe aktorëve të ndryshëm, apo a bëhen siç thoshte Fatos Nano se nuk e bëj të njëjtin gabim dy herë”.

Peza deklaroi se në historinë e pluralizmit shqiptarë, është hera e parë që vendi qeveriset nga një parti e vetme, duke argumentuar gjithashtu se tepsia ekziston dhe ajo rritet ose zvogëlohet sipas përformancës ekonomike të vendit.

“Për herë të parë të pluralizmit politik një parti politike qeveris e vetme. Kështu kjo parti ka shansin dhe mundësinë vet për të zbatuar programin e saj. Por mund të them se nëse rritet 4-5 % ekonomia torta ekziston sërish dhe interesi rritet gjithashtu”.

Peza komentoi edhe mënyrën se si e priti mazhoranca vendimin e opozitë për të djegur mandatet në grup, si dhe tregoi tre arsye sipas të cilat e shtynë opozitën drejt marrjes së këtij vendimi.

“Nuk është sekret por ka qenë diçka e parashikuar që kur PS e mori e vetme qeverisjen. Kjo gjë është diskutuar që atëherë dhe ne nuk jemi gjendur të papërgatitur për një sjellje të tillë, por djegia e mandateve ka qenë një vendim që nuk është parë ndonjëherë, dhe kjo ndodhi për të marrë pushtetin në tavolinë.

E gjitha kjo bëhet për tre arsye dhe këtë po e tregojnë çdo ditë nga pak. Njëra ka të bëjë me Reformën në Drejtësi, që të mos eci më hapat që po ecën. E dyta ka të bëjë me zgjedhjet në qershor. (Vendimi për nisjen e negociatave do të merret dhjetë ditë para zgjedhjeve dhe sinjali është dhënë që do të jepet një rekomandim pozitiv. Kjo do ti ndikonte negativisht opozitës sepse një gjë e tillë nuk i jep favor opozitës). E treta ka të bëjë pikërisht me zgjedhjet, PD e di shumë mirë se do ti humbiste ato”.

Ndërkohë lidhur me protestat e njëpasnjëshme të opozitës Peza u shpreh: “Protesta e sotme kishte me pjesmarrje shumë të ulët, pa simbole dhe domethënie dhe zgjati për pak kohë. Ajo nuk është një protestë që nxitet nga fryma popullore, por nga njerëz që kanë prona, vila, drejtonin zyra. Kishim një dëshirë të lidershipit të opozitës për të marrë pushtetin në tavolinë”.

Pyetjes se a ka mazhoranca një plan “B” për të zgjidhur krizën politike në të cilën ndodhet vendi, Peza tha:“Ajo çfarë mbetet e hapur është dialogu, dhe ajo që bëri PS është shtyrja e afatit për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Por është parë që nuk duan dialog, nuk duan atë standartin e kërkuar. Pse, sepse nuk duan asgjë nga këto, ata duan vetëm pushtetin në tavolinë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORE E MERITUAR/ Të besuarit e Guardiolës mposhtin Cardiffin dhe rikthehen në krye të Premier
Previous article PAGESA TË LARTA NË KONCERTE? Irma Libohova u drejtohet kolegëve: Mos rrjepni… (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri Politikë

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT