Kuvendi mes debateve dhe tensioneve ka përfunduar punimet dhe për sot. Siç ishte parashikuar seanca nisi në orën 10, por nuk rezultoi e qetë, pasi është ndërprerë disa herë.
E para që ka marrë fjalën ka qenë deputetja e PD, Albana Vokshi, por koha që ishte parashikuar nuk mjaftoi që ajo të mbaronte fjalën e saj, gjë që solli ndërprerjen e fjalës nga Gramoz Ruçi.
Por kjo gjë nuk u pranua nga opozita, ku deputetët e saj kanë bllokuar foltoren dhe kjo solli ndërprerjen e seancës për herë të parë.
Pas disa minutash pushim, seanca nisi sërish ku ishte deputeti Edi Paloka ai që nisi të fliste, por edhe këtë herë ndërperja e fjalës solli protesta dhe bllokim të seancës.
Ruçi ndërpreu dhe rinisi seancën, por dhe këtë herë pas ndërprerjen së fjalës së deputeti Spaho, sërish u bllokua foltorja dhe seanca u ndërpre sërish.
Pas 10 minutash pushim, seanca rinis sërish dhe deputeti Petrit Vasili mori fjalën, por sërish fjala u ndërpre pas mbarimit ë kohës, gjë që nuk u pranua nga opozita e cila bllokoi foltoren.
Këtë herë Ruçi nuk vendosi që të ndërpriste seancën, por Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, kërkoi që të ndërpriteshin diskutimet dhe të votoheshin projekt ligjet dhe marrëveshjet e parashikuara.
Ndërkohë që maxhoranca votonte ligjet, opozita vijonte të mbante të bllokuar foltoren dhe deputetët e sa po flisin edhe pse Ruçi u kishte fikur mikrofonin.
Maxhoranca pasi miratoi ligjet u largua nga salla, ndërsa opozita vijoi me fjalime nga foltorja edhe pse të gjithë u larguan.


