• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI ” ZËMBLAKU”/ Arrestohet një person. Në hetim doganieri dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI ” ZËMBLAKU”/ Arrestohet një person. Në hetim doganieri dhe…

10 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

1 person ra në pranga, ndërsa dy të tjerë po ndiqen penalisht, pasi akuzohen në kontrabandë mallrash.
Në kuadër të operacionit të koduar “Zëmblaku”, u arrestua shtetasi me inicialet N.V., 42 vjeç, banues në Korçë dhe po procedohen shtetasit me inicialet N.B, 58 vjeç dhe E.Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë, njëri prej të cilëve me detyrë doganier pranë Doganës të Kapshticës.

Policia ka arrestuar mallra të dyshuara kontrabandë, produkte ushqimore të ndaluara, një sasi veshjesh, medikamentesh dhe pajisjesh të ndryshme.

“Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra, finalizuan operacionin policor e koduar “Zëmblaku”, si rezultat i të cilit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• N.V, 42 vjeç, banues në Korçë.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
• N.B, 58 vjeç, banues në Durrës (me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës) dhe
• E.Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në autobusat e linjave Athinë-Shqipëri dhe Turqi-Shqipëri, transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kapshticë-Korçë, në afërsi të fshatit Zëmblak, në mjetin autobus tip “Setra”, me drejtues shtetasin N.V., si edhe në mjetin autobus tip “Benz” në të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi E.Sh., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 50 kg midhje (shpuese shkëmbi), produkt i ndaluar që prej vitit 2013, për të hyrë dhe për t’u tregtuar në Republikën e Shqipërisë.
– Një sasi medikamentesh, veshjesh dhe pajisjesh të ndryshme, të cilat shtetasit e mësipërm dyshohet se i kanë kaluar kontrabandë, pa i deklaruar tek autoritetet doganore në Kapshticë. Shtetasi N.B, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në mjetin tip “Setra”, me drejtues shtetasin N.V.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës””, thuhet në njoftimin e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RA NGA KATI I 6-TË I PALLATIT/ Klubi Partizani njofton për gjendjen shëndetësore të portierit Teqja (FOTO)
Previous article PORTIERI U HODH NGA KATI I 6-TË/ Flet kunati i Teqjes: Nuk u bë sebep motra ime, ja e vërteta me Aldon

k.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT