Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndyshuar masën e sigurisë ndaj të arrestuarit gjatë operacionit “Volvo 4”, Jasin Abdulit.
Mësohet se gjykata ka ndërruar masën ndaj Jasin Abdul, për arsye shëndetësore.
Për Abdulin u vendos masa e arrestit me shtëpi.
Gjithashtu, gjykata dha urdhrin që Abduli të mos ketë kontakt me asnjë person të jashtëm.


