Arrestimet e bujshme të policisë një muaj më pare ku u arrestuan 39 persona mes tyre edhe dy ish deputetë të parties socialiste Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Arrestimet e tyre morën një vëmendje të madhe sa mediatike ashtu edhe qytetare.
MEGA-OPERACIONI pati një shtrirje të madhe në 12 qytete të Shqipërisë ku arrestimet më të shumta ishin në: Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Fier.
Nga këto arrestime ku përfshiheshin nga fallsifikimi i dokumentav e të pronave të RANA E HEDHUN në Lezhë deri te droga e cila u kap në Has.
Arrestimi më i fundit ishte ai i noterit Emanuel Gjura i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.
Akuzat për të arrestuarit ishin nga: Arben Ndoka rezultoi se kishte përfituar tokë në zonën bregdetare të Shëngjinit përmes dokumenteve të falsifikuara bashkë me vëllain e tij.
Gjithashtu u zbulua se ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, kishte marrë para dhe një makinë për transferimin e një të burgosuri, i cili kishte lidhje me grupin “Avdylaj” nga Shijaku. Pikërisht për përfitimin e tokës nga familja Ndoka, akuzohet dhe noteri Emanuel Gjura, i cili ka kryer tjetërsimin përmes shitblerjeve fiktive në zyrën e tij noteriale.
Por ajo që duket e dyshimtë është edhe miqësia e ish- deputetit socialist Eduart Ndocaj me noterin “MJESHTËR” i cili mashtroi me dokumentat për “RANËN E HEDHUN”. Duket se noteri “MJESHTËR” ka miqësi me “KOKAT” e Lezhës.
Në një foto të postuar në facebook duket ish- deputeti me dy persona të tjerë nën shoqërinë e noterit ku duken të gëzuar që udhëtojnë në drejtim të Amerikë në hotelin ku kanë prenotuar kakat më të larta të shtetit.
/AlpeNews.al