• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “TEMPULLI”/ Arrestohet i riu që shiste drogë në lokalin e tij, në pranga dhe një 50-vjeçar
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “TEMPULLI”/ Arrestohet i riu që shiste drogë në lokalin e tij, në pranga dhe një 50-vjeçar

16 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Lezhës ka arrestuar 2 persona dhe ka proceduar 3 të tjerë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Mësohet se në pranga ka rënë një 29-vjeçari pasi kishte përshtatur lokalin e tij, në fshatin Gjormë, për përdorim dhe për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ra edhe një 50-vjeçar që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap në këtë lokal, me doza kokaine, me vete.

Sakaq, për 3 raste të tjera janë proceduar në gjendje të lirë 3 të rinj që posedonin në automjete, doza cannabisi, dyshohet me qëllim shitjen.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Goditen 4 raste të tjera në fushën e narkotikëve.

Kishte përshtatur lokalin e tij, në fshatin Gjormë, për përdorim dhe për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Në pranga dhe një 50-vjeçar që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap në këtë lokal, me doza kokaine, me vete.

Për 3 raste të tjera janë proceduar në gjendje të lirë 3 të rinj që posedonin në automjete, doza cannabisi, dyshohet me qëllim shitjen.

Sekuestrohen sasi lëndësh narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Kurbin, referuar informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur 4 raste të tjera në këtë fushë.

-Në Gjormë, Kurbin, nga kontrollet e kryera në lokalin e shtetasit F. Gj., shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në vijim, u kap në flagrancë në këtë lokal, me doza kokaine me vete, shtetasi G. Z., i cili nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u vunë në pranga shtetasit F. Gj., 29 vjeç, banues në Kurbin dhe G. Z., 50 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia e lëndës së dyshuar narkotike, kokainë.

-Për 3 raste të tjera, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Z., 21 vjeç, A. D., 22 vjeç dhe A. Gj., 22 vjeç, të tre banues në Lezhë, pasi nga kontrollet në automjetet me të cilat lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHÇKA GATI PËR SAMITIN/ Rama para Kryeministrisë, pret liderët e BE dhe të Ballkanit
Previous article SAMITI I PROCESIT TË BERLINIT/ Mitsotakis mbërrin në Tiranë, pritet nga ministri i Jashtëm Hasani

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT