• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “SHPIRTI”/ Dyshohet si i përfshirë në “skenën” e trafikut të drogës edhe prokurori Fierit
Home
Breaking News

OPERACIONI “SHPIRTI”/ Dyshohet si i përfshirë në “skenën” e trafikut të drogës edhe prokurori Fierit

6 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përveç prokurorit të Vlorës, Maksim Sota dhe atij të SPAK, i dyshuar si i përfshirë në ‘skenën’ e trafikut ndërkombëtar të kanabisit si pjesë e kontakteve që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Zaimi Duçellari kishte krijuar, dyshohet është edhe një prokuror në Fier.

Gazetari Arsen Rusta thotë se hetimet vijojnë dhe në vazhdim pritet të zbardhen detaje të tjera të “rolit” të prokurorit. Operacioni “Shpirti” është ende duke vijuar dhe ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa pritet që në pak ditë përballë drejtësisë të jenë të tjerë persona. Një ditë më parë gjykata la në fuqi masat e dhëna më herët për 24 arreste në burg e katër arrest shtëpi, ndërsa sipas dëshmitarëve të drejtësisë ky grup kishte akses nga fikja e radarëve e deri tek mbyllja e proceseve. Po ashtu ata kanë thënë për hetuesit e anti-mafias në Puglia e prokurorët e SPAK se rruga tokësore për të mos prekur askush drogën sigurohej nga ish-nëndrejtori i Vlorës, Ilirjan Balla.

Në krye të këtij grupi sipas dëshmitarëve ishte Ilirjan Zaimi dhe dy ish truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku tashmë të shpallur në kërkim. Ata dyshohet se fshihen në Spanjë, ndërsa policia shqiptare e SPAK po bashkëpunojnë me homologët e tyre për t’i arrestuar. Ndërsa këtë të hënë këshilli i lartë i prokurorisë pezulloi nga detyra prokurorin Maksim Sota dhe drejtuesin e prokurorisë Kukës Edmond Karriqi, të dy të proceduar nga SPAK.

Me arrest në burg
Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, Ish-oficeri i policisë i proceduar më parë për trafik narkotikësh

Arrest Shtëpie
Luan Zylyftari, Artur Krasniqi punonjës i policisë së Kavajës, Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Maksim Sota (Prokurori i Vlorës)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALI-SPANJË/ Trajneri Mancini: Gjysmëfinale pa tifozë nga vendet tona, e papranueshme
Previous article PARANDALIMI I DIABETIT/ Si ndikon ngrënia e mëngjesit çdo ditë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT