Në nëntor të vitit të kaluar policia italiane ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Firenze, ndërsa në pranga kanë përfunduar disa persona, mes të cilëve edhe një shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia italiane në bashkëpunim me homologët holandeze të cilët kanë goditur bandën që merrej me trafikun e drogës nga Holanda në Itali.
Në një shkrim të bërë nga gazeta italiane La Nazione, thuhet se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte kokainë nga Amerika në Firenze nëpërmjet Hollandës. Por jo vetëm kaq, banda merrej edhe me prostitucion dhe dhunë sipas gazetës italiane.
Gjatë arrestimit, rapotohet se bandës i janë sekuestruar miliona euro dhe qindra kile kokainë dhe drogëra të tjera. Raportohet se vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kile kokainë vetëm brenda qytetit të Firenzes.
Kujtojmë se edhe më herët, mediat shqiptare kanë shkruar për lidhjen e Viola Spiros me Valentin Selaj si dhe për jetën luksoze që ata bënin.
SEKUESTRIMI SOT:
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2017, ku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë mbi bazen e materialit referues nga Policia e Lezhës, ka rregjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të veprimtarisë kriminale” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që vendosi sekuestro preventive, mbi pasuritë e grupit kriminal .
15 pasuritë e vendosura në sekuestro
• 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
• 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
• 9 automjete luksoze.
Koka e grupit kriminal është i arrestuari pak kohë më parë në Itali, Valentin Sela 49 vjeç, ndërsa dy të tjerët janë vëllezërit Pac Sela 40 vjeç dhe Agostin Sela 35 vjeç, të afërm të tij.
/AlpeNews.al/