• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI NDËRKOMBËTAR KUNDËR TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Droga përpunohej në Qerekë, SPAK zbulon sesi ndaheshin rolet e anëtarëve të grupit
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI NDËRKOMBËTAR KUNDËR TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Droga përpunohej në Qerekë, SPAK zbulon sesi ndaheshin rolet e anëtarëve të grupit

16 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK goditi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, e trafikuar dhe përpunuar në Shqipëri me qëllim shitjen në tregun europian, ku ranë në pranga 7 shqiptarë dhe 3 të huaj.

Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, thotë SPAK, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës.Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë.

Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara. Në total SPAK deklaroi se sekuestroi 48 tonë në rreth 850 lëkurë përmbajtje brenda të cilës dyshohet se ishte shkrirë kokaina. Për ta veçuar atë nga lëkurë e gjetheve ishin sjellë në Shqipëri tre shtetasit e huaj.

Po ashtu u bllokua dhe gati 6 kilogramë kokainë si dhe përzierës në formën e solucioneve që do të shërbenin për procesin. Grupi me lidhje të mëparshme me disa protagonist të narkotrafikut të ekspozuar në SKY ECc, sipas SPAK, ja doli mbanë të instalojë një laborator në Qerekë por edhe ambiente ndihmëse në Tiranë.

SPAK e konsideron nivelin e bashkëpunimit me trafikantët e huaj që do të kryenin ekstradimin e kokainës të një niveli të lartë organizimi që do të bëhej përmes një teknologjie të avancuar. Ndërkohë që vendosja e laboratorëve në afërsi të aeroportit ishte kryer sipas SPAK me qëllim transportin e shpejtë të kokainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KONFLIKTIN E ISH-ÇIFTIT U PËRFSHI EDHE FAMILJA/ Prapaskenat e përplasjes mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt në 1 vjetorin e djalit
Previous article E PËSON KEQ/ Dënohet 19-vjeçari shqiptar në Angli, në makinë iu kapën një arsenal me armë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT