TIRANË– Gjykata e Posaçme la sot (12 korrik) në fuqi masat e arrestit në burg për 7 personat e arrestuar në kuadër një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të tonaletave me kokainë, nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Nderkohe personi i tetë pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, për shkak se nuk ka qenë pjesë e procedimit penal, dhe është arrestuar gjatë operacionit në kushtet e flagrancës pasi dispononte armë pa leje.
Sipas SPAK, këta shtetas janë përgjegjës për trafikimin e rreth 3.8 ton kokainë, ndërsa janë të dyshuar edhe për disa raste të korrupsionit të zyrtarëve të drejtësisë.
Dy prej të arrestuarve iu është komunikuar masa në burg, përkatësisht për Selami Lushkën që ndodhet i burgosur në kuadër të operacionit “Flakë në Det” si dhe për Jani Meçja, i dënuar me 8 vite burg për trafikim ndërkombëtar narkotikësh nga Siria në Turqi me destinacion vendet e BE-së dhe për grup kriminal. Edhe Akil Alushi, tjetër i prangosur rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve.Ndërkohë Musa Gjikola rezulton emër në dosje të mëparshme për vepra të ngjashme penale.
Vilson Roçi
Musa Gjikola
Akil Alushi
Jani Meçja
Selami Lushkaj
Erjon Dani
Sokol Masha
Lorenco Çadri
Gjatë operacionit SPAK ushtroi 12 kontrolle banesash, automjetesh, dhe personash, ku sekuestroi 5 makina, 38.970 Euro, 8 telefona celularë (disa prej të enkriptuar), kokainë, armë, dokumente etj.


