Orest Sota, një emër jo pak i lakuar në media është vënë në pranga mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK. Burime nga prokuroria speciale thotë se në kuadër të operacionit të mëngjesit të sotëm, është vënë në pranga një prej biznesmenëve më të përfolur të kohëve të fundit, I njohur për përfshirjen e tij në lidhjet me Ergys Agasin.
Policia dhe BKH është Akoma duke vijuar operacionin, por emri i Orest Sotës është ai që ka më shumë impakt.
Orest Sota është pyetur disa herë nga Prokuroria e Posaçme SPAK lidhur me veprimtarinë e tij dhe lidhjen me Ergys Agasin, biznesmenin kontrovers që ende është në kërkim nga strukturat e shtetit.


