• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “FORCA E LIGJIT”/ Lirohen 17 të arrestuarit, si u shfry PROCESI i drejtuar nga Kreu i Krimit Ekonomik
Home
Aktualitet
Drejtësi

OPERACIONI “FORCA E LIGJIT”/ Lirohen 17 të arrestuarit, si u shfry PROCESI i drejtuar nga Kreu i Krimit Ekonomik

24 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Më 5 prill 2018, Seksioni i krimit ekonomik dhe financiar, strukturë që drejtohet prej më shumë se dy vitesh nga Marsel Dulaj, (në foto) njoftoi me bujë goditjen e një grupi kriminal që operonte në Tiranë në fushën e kontrabandës, në kuadër të “Forcës së Ligjit”.

Operacioni i koduar “Kontrabanda 2018”, çoi në pranga 17 persona, ndërsa në kërkim u shpallën 5 të tjerë. Sipas Dulajt, grupi kriminal ndiqej prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, çka do të thotë se të ndaluarit, ishin mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim, e në këtë mënyrë, rolet dhe funksionet e secilit prej tyre në veprimtari kriminal ishin provuar tërësisht. Në pamje të parë, dukej sikur provat e fajësisë për të dyshuarit ishin të pakundërshtueshme.

Në njoftim theksohej fakti se ishin arrestuar jo vetëm magazinuesit e mallrave kontrabandë, por edhe financuesit, ose thënë ndryshe krerët e grupit, çka në fakt nënkuptonte se “Forca e ligjit” po vepronte në kryeqytet. Tashmë dy muaj më vonë kupton se e gjitha nuk është asgjë më shumë, sesa një “flluskë sapuni”. Buja e operacionit u shua menjëherë.

Gjykata e Tiranës liroi dy ditë më vonë, pjesën më të madhe të të dyshuarve. Ndërsa gjykata e Apelit çoi në shtëpi pjesën tjetër të të dyshuarve. E vetmja “gjurmë” e mbetur nga operacioni është njoftimi për shtyp i publikuar në faqen e Policisë së Shtetit.

Dy muaj më vonë, kupton se struktura që drejtohet nga Dulaj, duket se nuk kishte aspak qëllim dhe prioritet të godiste grupet e strukturuara kriminale, por u kujdes që të bindte Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, se “Forca e ligjit” po vepronte edhe në kryeqytet.

Në kohën kur të gjithë të dyshuarit janë të lirë, çka dëshmon për një punë të dobët hetimore të seksionit të krimit ekonomik, që përpara se të kujdesej për të cilësuar si sukses operacionin, duhet të siguronte prova të pakundërshtueshme fajësie për të dyshuarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas Rita Orës dhe Ermal Metës, Tirana pret nesër magjinë e muzikës klasike ruse
Previous article MË KE BORXH 2 MILIONË LEKË/ Vëllezërit SHERR LIVE për borxhin: Unë s'mbaj mend por ...

g.autor

Postime të ngjashme

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë Aktualitet

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim Aktualitet

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT