• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI ANTIDROGË/ Dalin pamjet e operacionit antidrogë, si startoi pas një lëvizjeje nga Laguna e Patokut
Home
Breaking News

OPERACIONI ANTIDROGË/ Dalin pamjet e operacionit antidrogë, si startoi pas një lëvizjeje nga Laguna e Patokut

16 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dalin pamjet e operacionit antidrogë në ujërat shqiptare e ndërkombëtare, ku u godit një grup kriminal i trafikut të drogës me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, deklaratë për shtyp, për megaoperacionin antidrogë të koduar “Flakë në det”, në kuadër të të cilit u parandalua dhe u godit një tentativë për të trafikuar lëndë narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtari në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Policia e Shtetit ka shtuar masat për monitorimin në terren, duke përdorur të gjitha kapacitetet logjistike dhe njerëzore që ka në dispozicion.

Në këtë kuadër, bazuar në inteligjencën policore, u finalizua operacioni “Flakë në det”. Në operacion u përfshinë efektivë dhe mjete të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, si dhe Reparti Special “RENEA”. Operacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit, është koordinuar dhe mbështetur nga Guardia di Finanza, Interforca italiane në Shqipëri dhe Frontex.

Operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin.

Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries.

Shtetasit që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.

Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KSAMILI ËSHTË ZHUL..."/ Kuzhinieri italian s’ia përton komentuesit: Saranda do kthehet në Mykonosin e ri
Previous article OPERACIONI ANTIDROGË PËR 2 DITË/ Policia: 6 të arrestuar shqiptarë dhe të huaj. Sekuestrohet kanabis, armë e para, trafikantët...

s.autor

Postime të ngjashme

KONCERTI I KANYE WEST/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen Aktualitet

KONCERTI I KANYE WEST/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

"AUTORI KA QENË SHUMË NJERI KORREKT"/ Banorja flet për ngjarjen e rëndë në Shkodër: U shua një familje kaq e mirë Aktualitet

"AUTORI KA QENË SHUMË NJERI KORREKT"/ Banorja flet për ngjarjen e rëndë në Shkodër: U shua një familje kaq e mirë

E RËNDË/ Qëllohet me thikë një person në Shëngjin, dyshohet se... Aktualitet

E RËNDË/ Qëllohet me thikë një person në Shëngjin, dyshohet se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT