• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI ANTI-DROGË/ Në një javë u asgjësuan 10 mijë bimë kanabisi, 2 në pranga dhe 5 në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI ANTI-DROGË/ Në një javë u asgjësuan 10 mijë bimë kanabisi, 2 në pranga dhe 5 në kërkim

3 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka publikuar ‘bilancin’ e kontrolleve të bëra gjatë një jave në vend, ku 4000 policë dhe 20 dronë kanë zbuluar mbi 10 mijë bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella malore në Shkodrër, Lezhë, Krujë dhe Tropojë. Dy persona janë vënë në pranga, 6 nën hetim dhe 5 janë shpallur në kërkim.

Në Krujë dhe në Thumanë, si rezultat i fazës së 37-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u asgjësuan 6000 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme.
-Si autor i dyshuar për kultivimin e 305 prej këtyre bimëve, u vu në pranga shtetasi A. D., 27 vjeç. Gjithashtu, për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., për moskallëzim krimi.

Në Shkodër, si rezultat i fazës së 15-të të megaoperacionit policor “Alpe të pastra” u asgjësuan në total 3312 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkive Shkodër, Vau i Dejës dhe Pukë.
-Si autor i dyshuar i rastit të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gjegjan, Pukë, është vënë në pranga shtetasi P. M., 64 vjeç, ndërsa për rastin e kultivimit në fshatin Mnelë e Vogël, Vau i Dejës, u shpall në kërkim shtetasi N. M., 42 vjeç.
Në Lezhë, në fshatra të ndryshme në Mirditë, Kurbin dhe Lezhë, në kuadër të fazës së 35-të të operacionit policor të koduar “Imazhi” u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
-Në vijim të veprimeve procedurale për rastet e evidentuara gjatë kësaj faze, u shpallën në kërkim shtetasit:
B. Z., 46 vjeç, K. S., 26 vjeç, K. S., 21 vjeç dhe K. B., 57 vjeç, të gjithë banues në Kurbin, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike që janë gjetur në fshatrat Vinjoll dhe Gernac, Kurbin.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
I. B., B. P. dhe L. P., kryetarë të fshatrave Gernac, Vinjoll dhe Krajen;
P. Gj. dhe P. S., inspektorë pyjesh në zonat ku janë gjetur bimë narkotike.
Në zona malore të rrethit të Tropojës, si rezultat i fazës së 9-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, u asgjësuan 194 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në 2 fshatra të bashkisë Tropojë.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti të kësaj veprimtarie kriminale.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për të gjithë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË HËNËN MBLIDHET ASAMBLEJA/ Ethet e socialistëve, nga riformatimi i qeverisë tek strukturimi i PS
Previous article "KËRKONTE ALKOOL..."/ Pronari i marketit për 37 vjeçaren e vrarë nga motra në Tiranë: Edhe i ati vdiq nga pija

s.autor

Postime të ngjashme

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se… Aktualitet

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT