Një 40-vjecar me rrezikshmëri të lartë lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë është arrestuar në Lezhë.
Në kuadër të operacionit të koduar “GODULL 2020” u vu në pranga shtetasi me iniciale A.J.,alias A.Zh.
Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull, ku forcat e Policisë rrethuan banesën e 40-vjecarit.
“Shtetasi i lartpërmendur ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës në Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg.
Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë.Finalizohet operacioni policor i koduar "GODULL 2020".Operacioni, nga DVP Lezhë, Komisariati i Policisë Kurbin, Forcat Speciale “Renea” dhe Interpol Tirana. Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit maksimal në përmbushje të detyrave për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Në këtë kuadër, në bazë të informacioneve të marra nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin, për vendndodhjen e një shtetasi shumë të kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale “Renea” dhe Interpol Tirana, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "GODULL 2020".Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në kushte të larta sigurie, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull, forcat e Policisë kanë rrethuar banesën e shtetasit A. J. alias A. Zh., 40 vjeç, duke bërë të mundur prangosjen e tij.Shtetasi i lartpërmendur ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik".Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, "Plagosja" dhe "Armëmbajtja pa leje". Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg.Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 1. April 2020


