• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË QËNDRO LARG!” I riu nga Preza bëhet për spital pas kërkesës për distancim social për shkak të Covid-19
Home
Sociale

“MË QËNDRO LARG!” I riu nga Preza bëhet për spital pas kërkesës për distancim social për shkak të Covid-19

1 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

“Më qëndro larg!”, kjo është kërkesa e një të riu i cili siç duket pasi ka parë e dëgjuar mjaftueshëm për distancimin social, ka kërkuar të njëjtën gjë nga një tjetër person. Kaq ka mjaftuar që pas këtij urdhëri të nis sherri dhe grushtat. Ngjarja është zbuluar në spitalin e Traumës ku një I ri me inicialet Bledar K. mbërriti me urgjencë për t’u kuruar. Ai kishte dëmtime të shumta.

Kanë qenë mjekët, tha një burim i gazetës “Si”, që njoftuan policinë dhe sapo aty kanë mbërritur forcat e policisë Bledar K ka kryer kallzimin.” Isha në një varrim ka treguar i dëmtuari së bashku me babain tim. Në afrësi të rrugës së Prezës, në urën me dërrasa na zuri rrugën një person që po ecte në këmbë me lëvizje të çrregullta. I thirra na qëndro larg. Pastaj i kërkova të na hapte rrugën të kalonim ne. Ai u afrua dhe më goditi me grushte”.

Policia raporton në procesverbal se grindjen mes të rinjve e kanë ndarë vetë banorët e Prezës, të cilët njëkohësisht kanë kërkuar edhe një autoambulancë për të transportuar të dëmtuarin në spital. Në kartelën e tij mjekët e spitalit të Traumës përshkruajnë se Bledar K. kishte pësuar dëmtime të hundës , thyerje si dhe shëmbje të shpatullës .

Burimi nga policia tha se nga dëshmitë, personi që nuk respektonte distancën dhe nuk ka hapur rrugën është F. Dorzi, i cili sapo është shoqëruar në komisariatin numër gjashtë ka rrëfyer se nuk e njihte personin me të cilin ishte rrahur.

Ishte një konflikt i çastit ka treguar i dyshuari, i cili është nxehur që i kanë kërkuar të hapë rrugën dhe të qëndrojë larg. Policia thotë se Dorzi është person i skeduar më herët, si i proceduar në gjendje të lirë në një rast për kanosje dhe në rastin tjetër për shkaëtrrim prone.

Kësaj radhe Dorzi do të përfundojë nën hetim për plagosje të rëndë me dashje, dhe do të jetë ekspertiza mjeko- ligjore që do të caktojë nëse është edhe i dyshuari i dëmtuar nga ky sherr që nisi me frazën “ hapu pak, sa të kaloj unë”.

Për këtë grindje që nisi për shkak distancimit policia ka kryer një sërë veprimesh që nga procesverbalet e sekuestruara pranë urgjencës, procesverbali i arrestimit në flagrancë të Dorzit dhe kallzimi si edhe dëshmitë e banorëve që ndodheshin krejt rastësisht në rrugë dhe që gjithashtu ndanë dy të rinjtë që situatë të mos shkonte më rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACION NË KOHË KORONAVIRUSI/ Policia i rrethon banesën, kapet i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë në Lezhë (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Lajm i mirë nga Gjermania, 16 mijë të shëruar nga COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO Aktualitet

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt Aktualitet

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper Aktualitet

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT