Dhjetëra forca policie kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës në një operacion masiv anti-kanabis, i ngjashëm me atë që u ndërmor në Lazarat 7 vite më parë.
Gazetari i “Report Tv”, Arsen Rusta ka siguruar foton ekskluzive bën me dije se aksioni i policisë ka nisur pasi patrullimet e Guardia di Finanza nga ajri kanë zbuluar parcela me kanabis në këto territore.
Operacioni vijon ende, ndërsa janë mbi 10 sera të mbjella me kanabis që janë kamufluar si të mbjella me perime. Për momentin nuk bëhen me dije të tjera informacione në lidhje me këtë operacion të Policisë, ndërsa më shumë detaje pritet të zbardhet në orët në vijim.


