• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACION I POLICISË DHE SPAK/ Sekuestrohen mijëra euro dhe pajise elektronike, goditet grupi kriminal kibernetik
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACION I POLICISË DHE SPAK/ Sekuestrohen mijëra euro dhe pajise elektronike, goditet grupi kriminal kibernetik

13 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike, i koduar “Platforma”, është finalizuar me sukses, duke përfshirë disa shtete si Gjermania, Shqipëria, Qipro dhe Izraeli.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, ndërsa në Shqipëri u drejtua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, nën koordinimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke ushtruar kontrolle në tre ambiente të ndryshme. Gjatë ndërhyrjes, u sekuestruan si prova materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm dhe një shumë prej 40,020 eurosh.

Hetimet janë pjesë e një letërporosie të lëshuar nga autoritetet gjermane dhe kanë në qendër një grup të strukturuar kriminal, i dyshuar për mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online. Dyshohet se ky grup ka mashtruar mbi 100 persona në disa shtete, duke shkaktuar një dëm financiar që tejkalon 3 milionë euro.

Policia e Shtetit thekson se mbetet e angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve financiare. Hetimet vijojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTA E DIASPORËS/ Dominon PS! Thellohet diferenca me Partinë Demokratike
Previous article ZGJEDHJET/ BE: Proces gjithëpërfshirës dhe transparent, klima e polarizuar! Vazhdoni me reformat, integrimi objektiv strategjik

s.autor

Postime të ngjashme

"KRIM I MADH URBAN, PRISHJA E..."/ Artan Shkreli: Ne sot vuajmë për një vend parkimi, jemi shumë mbrapa Aktualitet

"KRIM I MADH URBAN, PRISHJA E..."/ Artan Shkreli: Ne sot vuajmë për një vend parkimi, jemi shumë mbrapa

AKSIDENT NË SHËNGJIN/ Makina përplaset keq me motorin, dy persona... Aktualitet

AKSIDENT NË SHËNGJIN/ Makina përplaset keq me motorin, dy persona...

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT