Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies 2098 bimë dhe fidanë kanabisi.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se operacioni u zhvillua në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël.
Ndërkohë Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë në parcelën ku kishte kultivuar bimë narkotike një 53-vjeçar.
Në flagrancë është arrestuar edhe një 52-vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Ndërkohë është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Vukël.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël.
Kapet në flagrancë në parcelën ku kishte kultivuar bimë narkotike dhe vihet në pranga 53-vjeçari.
Arrestohet në flagrancë edhe një 52-vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.


