• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACION ANTI-DROGË NGA KRUJA NË TROPOJË/ Policia bën ‘bilancin’ e një jave! U asgjësuan mbi 5 mijë bimë kanabisi
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACION ANTI-DROGË NGA KRUJA NË TROPOJË/ Policia bën ‘bilancin’ e një jave! U asgjësuan mbi 5 mijë bimë kanabisi

25 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka publikuar ‘bilancin’ e kontrolleve të bëra gjatë një jave në vend, ku 2 mijë policë dhe dhjetëra dronë kanë zbuluar mbi 5 mijë bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella malore në Shkodrër, Lezhë, Krujë dhe Tropojë.

Gjatë javës që lamë pas, Policia e Shtetit ka asgjësuar 5241 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në Shkodër, në Krujë, në Lezhë dhe në Tropojë.Në Shkodër, në kuadër të fazës së 17-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra” janë gjetur 3155 bimë narkotike.

Konkretisht, 2856 bimë janë gjetur në fshatrat Gjuraj, Kasnec, Brashtë, Nenmavriq, Lekaj, Nicaj, Ndërlysaj, Çilkok, Plan dhe Kir, të bashkisë Shkodër.

219 bimë janë gjetur në fshatrat Kroni i Madh dhe Qerret, të bashkisë Vau i Dejës dhe 80 bimë janë gjetur në fshatin Armiraj të bashkisë Fushë Arrëz.

Në malësinë e Krujës, në kuadër të fazës së 39-të të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar 1485 bimë narkotike.

Në qarkun Lezhë, në kuadër të fazës së 40-të të operacionit policor të koduar “Imazhi”, janë asgjësuar në total 570 bimë kanabisi. 220 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Zhejë ndërsa 82 bimë janë gjetur në fshatin Skuraj, të njësisë administrative Mamurras.

268 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Gërnac të njësisë administrative Milot.

Në Tropojë, në kuadër të fazës së 11-të të operacionit të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, janë gjetur dhe asgjësuar 31 bimë kanabisi.

Strukturat e drejtorive vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Tiranë, në drejtimin e Prokurorive respektive, vijojnë hetimet për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjitha zonat e vendit, duke përdorur helikopterë dhe dronë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË DITËLINDJEN E YLLIT/ Arbana Osmani na zbuloi pak nga dasma e saj
Previous article VRASJA E POLICIT NË VERI/ Blinken dënon sulmin: Autorët të vihen përpara përgjegjësisë, i bej thirrje Kosovës dhe Serbisë t'i rikthehen dialogut

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT