Në Beograd ka nisur konferenca e përbashkët për shtyp për ‘Open Balkan’ mes Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov. 3 liderët do të paraqesin tw gjitha marrëveshjet që kanë arritur në kuadwr të takimit të “Open Balkan” gjatë ditës së sotme.
Ballkani i Hapur, Rama nga Beogradi: Nga 10 janari fillojmë të japin rezultate konkrete në kufij.
“…Dhe, më vjen shumë mirë që jemi fokusuar aty ku është edhe thelbi i kësaj nisme. Si të zgjerojmë ekonomitë tona, tregjet tona që mbeten të vogla. Nëse integrohen me njëri-tjetrin kthehen në një treg të rëndësishëm jo vetëm për aktorët tanë të tregut por edhe investimet e huaja direkte në këtë zonë.
Kjo shihet në Serbi edhe në vende të tjera. Që të përfitojmë investime të huaja direkte që sjellin punësim cilësor duhet të ofrojmë një hapësirë më të gjerë. Më vjen shumë mirë që na u dha mundësia të ballafaqohemi direkt me sipërmarrës nga Shqipëria, Serbia, RMV dhe me problemet e tyre reale. Ata kërkuan që ato që ne nënshrkuajmë të kthehet në realitet të prekshëm për ta në kufi, aty ku fillojnë problemet.
Duke ndenjur me ditë në kufi shtohen kostot por në mënyrë marramendëse edhe kostot negative mbi vetë produktet.
I bie që qumështi të bëhet kos deri të hënë, nga e premtja. Nga Konispoli deri në serbi, nga ara në treg duke i kaluar nëpër dogana apo tre javë për të pritur konfirmimin nga agjencia e vendit tjetër për produkte që t’i sjell nga një vend tjetër.
Takuam Këshillin e Atlantikut, ka ardhur nga SHBA në mbështetje të kësaj përpjekjeje duke pritur që të njohemi me rezultatet e një studimi që do të ekspozohet në Tiranë për përfitimet nga Ballkani i Hapur i të gjashtë vendeve. Kemi rënë dakord për një qëndrim të përbashkët adresuar BE, duke kuptuar situatën me bllokimin absurd që i është procesit të RMV dhe Shqipërinë, por duke nënvizuar se nuk kemi asnjë lëkundje për të ndërtuar në vendet tona standartet e BE. Jemi të bindur se ndërsa ata janë të zhytur… mund të kosniderojë disa hapa të rëndësishëm për të ardhur më pranë rajonit, mbështetje për fermerët tanë, universitetet, në segmente të caktuara…Duke e konsideruar BP si pjesë të vetën kur vjen puna tek energjia. Kemi vënë re se gjatë 8 muajve të fundit fluksi i turistëve nga Serbia është rritur 63 për qind, nga RMV, 22 për qind, shifra që ndihen në ekonomi.”
VIJON…