Në Beograd ka nisur konferenca e përbashkët për shtyp për ‘Open Balkan’ mes Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov. 3 liderët do të paraqesin tw gjitha marrëveshjet që kanë arritur në kuadwr të takimit të “Open Balkan” gjatë ditës së sotme.
“Do të flas me terma konkrete të cilat i biseduam me bashkëbiseduesit e mi. Do të them diçka në lidhje me takimet që kemi zhvilluar dhe me çfarë do të arrijmë në periudhën që vjen. Patëm takim me biznesin dhe pamë që të gjithë përfaqësuesit e biznesit janë pro kësaj nisme dhe shikojnë benefite. Ne besojmë fort që Ballkani i hapur do të bëjë ndryshime të mëdha. Kjo nismë u hap për njerëzit që jetojnë në çdo qytet dhe fshat tonin. Ne vendosëm sot për krijimin e Këshillit të Zbatimit të Marrëveshjeve. Ne jemi mirënjohës edhe aleatëve tanë për mbështetjen. Puna jonë periudhën që pason është të shohim se ku kemi pasur gjëra që nuk kanë ndodhur në terren. Njerëzit tanë për një vit, 1 vit e gjysmë të mos kenë asnjë pengesë kufitare. Askush të mos ndalojë askënd në kufi. kjo do të forcojë ekonomitë tona. Askush nuk po ndërhyn në çështje politike, por thjesht që njerëzit tanë të jetojnë. Takimi ynë i radhës do të jetë pas Krishtlindjeve katolike në Shqipëri. Data do të përcaktojë. Do ta nënshkruajmë atje edhe memorandumin e lejeve të punës, njerëzit tanë do të punojnë lirisht”, tha Vuçiç.