Në datat 3 dhe 4 ishte parashikuar që në Beograd të zhvillohej takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativë të ‘Open Balkan’. Por zhvillimet pas zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, me dorëheqjen e Kryeministrit Zaev, e ka vënë në pikëpyetje këtë takim.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri Rama janë takuar në Skoci ku po marrin pjesë në mbledhjen e OKB për Klimën.
Teksa kanë rikonfirmuar mbështetje të fortë për ‘Open Balkan’, Vuçiç, Rama dhe presidenti i Maqedonisë Pendarovski kanë diskutuar se çdo të bëhet me takimin në Beograd . Ende nuk ka informacione se çfarë vendimi është marrë.


