• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“OMICRON, RRIT NUMRIN E KOMPLIKACIONEVE…”/ Mjeku: Mosha e re e prekur nga hipertensioni pas kalimit të Covid
Home
Sociale

“OMICRON, RRIT NUMRIN E KOMPLIKACIONEVE…”/ Mjeku: Mosha e re e prekur nga hipertensioni pas kalimit të Covid

8 February, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Kardiologu Taulant Gishto këtë të martë ka qenë i ftuar në ABC Live ku ka komentuar në lidhje me pasojat që shkakton Covid tek pacientët sidomos ato me probleme zemre.

Mjeku është shprehur se nuk është vetëm Covid ai që shkakto probleme të zemrës por janë dhe medikamentet që përdoren për shërimin e sëmundjes.

Sipas mjekut një ndër problemet kryesore është hipertensioni që është i dukshëm tashmë dhe te pacientët me moshë të re.

Ndërsa për fëmijët ai ka theksuar se fatmirësisht Covid nuk ka pasoja dhe nuk sjell asnjë problem kardiovaskular.

“Të gjithë variantet e Covid kanë problemet e tyre në popullatë, por Omicron është një ndër variantet që është më i përhapur dhe rrit dhe numrin e komplikacioneve në popullatë. Preket cipat e zemrës, perikardi është ndër më të prekurit dhe format e para janë më të prekshmet. Një miokardit shoqërohet me lodhje, kemi marrje frymë, dhimbje kraharori perikardi kemi dhe rrahjet e shpeshta të zemrës. Ndërkohë nëse kemi pacientë që kanë qëndruar për 2-3 javë shtrirë kemi dhe shfaqjen e aritmisë. Një person që ka qëndruar shumë kohë shtrirë duhet të ngrihet gradualisht. Mbajtja e frymës është një ndër pjesët që duhet të konsultohet patjetër me kardiologët.

Pacientët post Covid vuajnë nga hipertensioni kemi pasuar dhe pacientë të moshës 35 vjeç që ka pasur probleme me tensionin. Covid shkakton ndryshimin e sistemit nervor parasimpatik dhe simpatik që ndikon në rritjen e tensionit. Nuk është thjesht stresi që çon në shfaqjen e tensionit te moshat e reja por janë faktorë organikë më të thellë.

Korrtizoniku ndikon jo vetëm te diabeti por dhe tek tensioni, nëse një person nuk vuante nga tensioni me një përdorim të tij pacientët shkojnë në stadin e tretë të tensionit dhe gjithashtu shkaktohet shumë aritmi. Studimi ka treguar se në sëmundjet e zemrës veçanërisht te aritmitë nuk ndiko vetëm Covid por edhe kortizonikët që përdoren ndaj është e rëndësishme që këto pacientë duhet që përveç infeksionistit, Epidemiologut dhe mjekut të familjes të konsultohet herë pas here dhe me mjekun kardiolog. Covid mendoj se po i vjen fundi avash avash dhe në çdo virozë pacientët që kanë probleme me zemrën kanë vuajtur, çdo virozë i jep pasojat e tyre, varianti i Covid Omicron po bën një vaksinim biologjik të popullatës thuajse është në fund dhe kjo do të bërë që dhe me vaksinimin artificial të kemi një fund të pandemisë”, ka thënë mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KAM NJOHUR ASNJË ÇUN SHQIPTAR"/ Beniada tregon si u nda me ish-partnerin: Ishte tr*p fare, do kishim përfunduar të...
Previous article MARTESAT PËR LETRA ANGLEZE/ Manja depoziton kallëzim në prokurori

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT