Albin Tahiri është bërë sportisti i parë nga Kosova që ka garuar në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.
Skitari ynë ka përfunduar lëshimin, duke zënë vendin e 55-të nga 65 garues, me kohë 1:23:84 sekonda, kurse nga ora 7:00 me kohën tonë lokale, do ta ketë sllallomin. Të dy këto gara janë pjesë e disiplinës kombinim alpin dhe rezultati i lëshimit do të llogaritet në sllallom.